Mirësevini në faqen e Gjykatës
së Shkallës së Parë të Juridiksionit
të Përgjithshëm Tiranë



Orientimi në Gjykatë

Transparenca

Rritja e transparencës, vënia në dispozicion të qytetarëve sa më saktë dhe sa më shpejtë e informacionit dhe rritja e efektivitetit të shërbimeve, janë përparësi të punës sonë të përditshme.





Pranë Gjykatës së Tiranës si në çdo Gjykate në Shqipëri funksionon edhe Sektori ose Zyra për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median.

Kjo zyrë e ushtron veprimtarinë e saj nën kujdesin e Kancelarit të Gjykatës dhe ka për objekt të veprimtarisë sa vijon:

  • Informimi i Publikut dhe Medias për veprimtarinë e Gjykatës
  • Promovimi i imazhit të Gjykatës dhe punonjësve të saj kundrejt publikut
  • Administrimi i marrëdhënieve të Gjykatës me Publikun
  • Mbrojtja e Gjykatës dhe punonjësve të saj nga çdo akuzë publike
  • Organizimi i informimit të brendshëm në Gjykatë
  • Marrja e ankesave nga Publiku dhe Media për mosrespektimin e kërkesave të tyre nga personeli i Gjykatës
  • Krijimi i kushteve lehtësuese për marrjen e informacionit nga Publiku në mënyrë të saktë, të plotë, të përshtatshme e të shpejtë të informacionit të kërkuar
  • Përgatit dhe vendos shënja për orientimin e Publikut gjatë lëvizjeve të tyre në Gjykatë si dhe kujdeset për bërjen publikë të informacioneve që vihen në dispozicion të Publikut pa kërkesë


Gjithashtu, Sektori ose Zyra për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median kujdeset dhe merr masa për përgatitjen dhe bërjen publike të informacioneve lidhur me:

  • vendet dhe emrat e punonjësve nga të cilët Publiku mund të marrë informacion, të paraqesë kërkesa apo të marrë përgjigje;
  • proçedurat e punës së Gjykatës dhe gjyqtarëve;
  • shpjegimet e punës së atyre punonjësve të Gjykatës puna e të cilëve ka lidhje me Publikun dhe Mediat;
  • afatet e ndryshme që kanë lidhje me punën në Gjykatë;
  • listat e gjyqeve.


Kjo faqe është ndërtuar nga Zyra për marrëdhëniet me publikun e mediat në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Zyra tenton krijimin e kushteve lehtësuese për marrjen e informacionit nga publiku dhe media, në mënyrë të saktë, të plotë e të shpejtë.

Informacionet e publikuara në këtë faqe ndjekin në kohë reale dinamikën e zhvillimeve në gjykatë, si për veprimtaritë proceduriale, ashtu edhe ato administrative. Këtu ju do të gjeni të gjitha ato informacione që vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë.


⏍ Formularët Elektronikë Për Aplikimin Në Gjykatë