Mirësevini në faqen e Gjykatës
së Shkallës së Parë të Juridiksionit
të Përgjithshëm Tiranë



Organizimi dhe Struktura




Organizimi dhe Struktura



Organigrama e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

  1. Kryetari i gjykatës drejton dhe kontrollon organizimin, funksionimin dhe veprimtarinë e administratës gjyqësore.

 

  1. Në rast mungese ose pengese ligjore, si dhe me autorizim të tij, kompetencat e kryetarit ushtrohen nga zëvendëskryetari i gjykatës.

 

 

KËSHILLI I GJYKATËS, FUNKSIONIMI

 

Këshilli i Gjykatës drejtohet nga kryetari.

Mbledhja e Këshillit të Gjykatës thirret nga kryetari pa vonesë në çdo rast që këshilli duhet të përmbushë një detyrë të përcaktuar nga ky ligj, me iniciativë të tij ose me kërkesë të motivuar me shkrim të cilitdo anëtar të këshillit. Kryetari, të paktën tri ditë përpara mbledhjes, njofton anëtarët për kohën, vendin dhe rendin e ditës, duke u dërguar atyre materialet dhe projektvendimet që do të shqyrtohen. Kur në rendin e ditës përfshihet marrja e një vendimi, materiali duhet të përmbajë projektvendimin bashkë me arsyetimin ligjor të propozuar. Në raste të veçanta, me kërkesë të cilitdo anëtar dhe me pëlqimin e të gjithë anëtarëve, Këshilli i Gjykatës, mund të diskutojë dhe të vendosë për një çështje, e cila nuk është përfshirë në rendin e ditës.

Mbledhjet e Këshillit të Gjykatës regjistrohen dhe regjistrimi zbardhet brenda pesë ditëve nga zhvillimi i mbledhjes. Saktësia e zbardhjes konfirmohet nga të gjithë anëtarët, nëpërmjet nënshkrimit të procesverbalit. Këshilli i Gjykatës, pas shqyrtimit të projektakteve, vendos:

  1. a)miratimin e tij;
  2. b)miratimin me ndryshime, të cilat pasqyrohen menjëherë në tekstin e projektaktit;
  3. c)përgatitjen e një projektakti të ri, për të vendosur lidhur me të, në mbledhjen e ardhshme.

 

Vendimet e Këshillit të Gjykatës merren me shumicën e votave të anëtarëve, të cilët duhet të jenë të gjithë të pranishëm në mbledhje. Vendimi nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Gjykatës. Përmbledhja e procesverbalit, e cila pasqyron pikat kryesore të diskutimit për çdo temë të rendit të ditës dhe vota e secilit anëtar publikohen në faqen zyrtare të gjykatës. Anëtarët mbajnë përgjegjësi për votimin e tyre në lidhje me mënyrën e ushtrimit të detyrave si anëtar i Këshillit të Gjykatës.

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregulla më të detajuara për procedurën e funksionimit të mbledhjes së Këshillit të Gjykatës

 

KOMPETENCAT E KËSHILLIT TË GJYKATËS

 

Këshilli i Gjykatës ka kompetencat e mëposhtme:

  1. a)miraton përshkrimet e punës për të gjitha kategoritë e nëpunësve të shërbimit civil gjyqësor dhe punonjësve të gjykatës, sipas modelit të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, dhe në raste të veçanta i përshtat me nevojat e gjykatës dhe kriteret e vendit të punës;
  2. b)merr vendime në lidhje me statusin e nëpunësve civilë gjyqësorë, siç përcaktohet në këtë ligj;
  3. c)miraton strukturën dhe organikën e administratës së gjykatës, sipas modelit të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, dhe në raste të veçanta i përshtat me nevojat e gjykatës dhe aftësitë e personave në detyrë;
  4. d)miraton strukturën e gjykatës dhe cakton gjyqtarët në seksione dhe trupa gjykues pasi merr mendimin e mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve, duke ndjekur rregullat e përgjithshme të miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor;
  5. e)shqyrton ankesa në lidhje me çështje të infrastrukturës së gjykatës, shërbimet ndihmëse në gjykatë dhe çështje të tjera që nuk lidhen me ushtrimin e detyrave të administratës gjyqësore dhe i raporton Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi ankesat dhe masat e marra në përputhje me rregullat e miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor;
  6. f)vlerëson dhe shqyrton projektbuxhetin e përgatitur nga nëpunësi i financës përpara paraqitjes në Këshillin e Lartë Gjyqësor;
  7. g)jep informacion, mendime ose raporte të kërkuara nga institucione shtetërore sipas ligjit;
  8. h)bashkëpunon me Shkollën e Magjistraturës dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor për çështje që lidhen me formimin fillestar dhe vazhdues të gjyqtarëve dhe nëpunësve civilë gjyqësorë;
  9. i)organizon rregullisht takime me përdoruesit e gjykatës për rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së drejtësisë;
  10. j)miraton rregulla të veçanta të gjykatës për çështje të ruajtjes dhe sigurisë në gjykatë;gj) ushtron detyra të tjera të caktuara me ligj.

 

 

KRYETARI DHE ZËVENDËSKRYETARI I GJYKATËS

 

Kryetari i gjykatës zgjidhet sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe ka kompetencat e përcaktuara sipas këtij ligji.

 

Në mungesë të kryetarit, kompetencat e tij ushtrohen nga zëvendëskryetari. Zëvendëskryetari duhet të ketë të paktën pesë vjet përvojë profesionale si gjyqtar, nga të cilat të paktën tre vjet në të njëjtën shkallë. Zëvendëskryetari zgjidhet nga mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve për një mandat trevjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.

Vendimi i mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve për zgjedhjen e zëvendëskryetarit merret me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Të gjithë gjyqtarët me funksionin e gjyqtarit ose ndihmës magjistratit në atë gjykatë, në momentin e votimit janë anëtarë dhe kanë për detyrë të votojnë. Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve është e vlefshme kur në të marrin pjesë të paktën dy të tretat e të gjithë anëtarëve. Në rast të një rezultati të barabartë të kandidatëve, përparësi ka gjyqtari me përvojën më të gjatë profesionale si gjyqtar.

Rezultatet e votimit ruhen në një listë me renditjen e kandidatëve për tre vjet nga data e votimit. Në rast se zëvendëskryetari është në pamundësi për të ushtruar detyrën ose përfundon veprimtarinë si gjyqtar i asaj gjykate për çfarëdo arsye, gjyqtari përkatës vijues me numrin më të madh të votave në listë e zëvendëson atë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregulla më të hollësishme për procedurën e zgjedhjes së zëvendëskryetari

 

KOMPETENCAT E KRYETARIT TË GJYKATËS

 

Kryetari i gjykatës ka përgjegjësi për menaxhimin e përgjithshëm gjyqësor dhe ushtron këto detyra:

 

  1. a)përfaqëson gjykatën në marrëdhënie me të tretët;
  2. b)në fillim të çdo viti miraton një listë, e cila përditësohet kur është e nevojshme, që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente, siç përcaktohet me ligj, sipas rendit alfabetik me bazë mbiemrin, në përputhje me rregullat e miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor;
  3. c)mban kontakt me grupet e kontrollit të institucioneve të tjera shtetërore, njihet me qëllimin dhe objektin e kontrollit dhe u krijon atyre mundësi për ushtrimin e detyrës;
  4. d)mbikëqyr respektimin e etikës gjyqësore dhe të solemnitetit, si dhe bashkëpunon me Këshillin e Lartë Gjyqësor në lidhje me vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve;
  5. e)mbikëqyr disiplinën në punë të gjyqtarëve dhe kërkon fillimin e hetimit kur dyshohet shkelje disiplinore e gjyqtarëve në gjykatat e tyre;
  6. f)kujdeset për organizimin dhe funksionimin e administrimit gjyqësor në gjykatë në lidhje me veprimtaritë jogjyqësore nëpërmjet kancelarit, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj;
  7. g)thërret, përgatit dhe drejton mbledhjet e përgjithshme të gjyqtarëve dhe të Këshillit të Gjykatës, përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj;
  8. h)udhëzon dhe mbikëqyr kancelarin;
  9. i)verifikon ankesat, heton shkeljet disiplinore dhe propozon fillimin e procedimit disiplinor ndaj kancelarit;
  10. j)kryen veprimet dhe merr vendime që lidhen me statusin e nëpunësve civilë gjyqësorë, siç parashikohet në këtë ligj;
  11. k)garanton zbatimin e vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në veçanti në lidhje me masat që kanë për qëllim rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve gjyqësore;
  12. l)garanton qasjen dhe mënyrën e përdorimit të sistemit të menaxhimit të çështjeve, në përputhje me politikat e përgjithshme shtetërore në fushën e teknologjisë dhe sigurisë së informacionit dhe rregullave të miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, sipas parashikimeve të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  13. m)ushtron çdo detyrë tjetër që lidhet me veprimtaritë jogjyqësore të gjykatës, siç përcaktohet me ligj ose vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor

 

KOMPETENCAT E KANCELARIT

 

Kancelari është përgjegjës për menaxhimin e administrimit gjyqësor dhe në veçanti ka kompetencat e mëposhtme:

 

  1. a)është anëtar me të drejtë vote në Këshillin e Gjykatës, në përputhje me nenin 27, dhe i Komisionit të Ristrukturimit, sipas pikës 6, të nenit 66, të këtij ligji;
  2. b)kryen veprime dhe merr vendime që lidhen me statusin e nëpunësve civilë gjyqësorë siç parashikohet në këtë ligj;
  3. c)mbikëqyr procesin e organizimit dhe dokumentimit të ndarjes së çështjeve me short;
  4. d)emëron, drejton, mbikëqyr dhe shkarkon punonjësit e gjykatës;
  5. e)mbikëqyr mirëmbajtjen e godinës së gjykatës.

 

Pas këshillimit me Kryetarin e Gjykatës, kancelari është përgjegjës për:

 

  1. a)funksionimin e sistemit të menaxhimit të çështjeve në gjykatë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për teknologjinë dhe sigurinë e informacionit dhe mbikëqyrjen e mbledhjes dhe përpunimit të saktë të të dhënave;
  2. b)dorëzimin e raporteve periodike për gjendjen e përdorimit dhe funksionimit të sistemit të menaxhimit të çështjeve Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  3. c)raportimin pa vonesë Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi nevojat dhe përditësimet e nevojshme të funksionimit të sistemit të menaxhimit të çështjeve;
  4. d)udhëzimin dhe mbikëqyrjen e punës së nëpunësve civilë gjyqësorë të gjykatës;
  5. e)i siguron Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë qasje në të dhënat statistikore për aq sa u nevojitet këtyre institucioneve në ushtrimin e kompetencave të tyre të caktuara me ligj;
  6. f)kryen çdo detyrë, siç përcaktohet me ligj ose siç autorizohet nga kryetari.