❯ Çështje në gjykim sipas kategorive të tyre

Ju mund t'i kërkoni oraret e seancave për një sërë kategorish të veçanta çështjesh, që ju shfaqen në lidhjet në të majtë, disa ndër të cilat përmbajnë edhe nënkategori.


❯ Çështje në gjykim sipas orar seance, gjyqtari, lloje çështjesh, palësh etj.

Brenda një kategorie çështjesh aplikimi ju ofron listën e atyreve që po gjykohen në periudhën një mujore para datës që ju po "lundroni" në aplikim. Por ju mund t'i kërkoni çështjet në gjykim sipas datave në të cilat janë zhvilluar seancat e këtyre çështjeve, ose intervalesh datash, sipas asaj çfarë ju intereson. Ju mund ta kufizoni kërkimin e çështjeve në gjykim në ato të cilitdo gjyqtar të veçantë; në ato të një lloji të caktuar; për persona të caktuar, qofshin ata paditës, të paditur, të pandehur etj., persona fizikë ose juridikë; deri edhe tek kërkimi i një çështjeje të vetme në gjykim, nëse dini numrin e regjistrit të saj. Këtë mund ta arrini me anë të dispozitivit të kërkimit, në fund të listës së çështjeve në gjykim.


❯ Çështje në gjykim - të dhëna të çdo lloji.

Ju shikoni: numrin e çështjes, palët kryesore, llojin e çështjes, gjyqtarin. Nëse çështja është përfunduar në shkallën e parë ju shihni edhe mënyrën e përfundimit, numrin dhe datën e vendimit. Por jo vetëm kaq. Nëse klikoni "fletën" në kolonën e fundit të listës do të mund të shikoni të gjitha detajet e çështjes, përfshirë të dhënat për ecurinë e çdo seance, dispozitivin e vendimit dhe vendimin e plotë. E përsëri kjo nuk është e gjitha. Për çdo çështje ju do të mund të shihni të dhëna krahasuese si kohëzgjatja e gjykimit në krahasim me kohëzgjatjen mesatare të gjykimit të çështjeve të të njëjtit lloj, të dhëna për çështje të tjera të ngjashme, të dhëna për ngarkesën që gjyqtari përkatës ka patur me çështje të tjera të të njëjtit lloj gjatë muajve të një-pas-njëshëm të vitit në vijim, si dhe për ngarkesën që gjykata ka patur për çështje të po atij lloji në po të njëjtën periudhë.



Urojmë që me këtë lloj kërkimi të çështjeve në gjykim t'ju ndihmojmë sa të jetë e mundur më shumë që të gjeni informacionin që ju nevojitet.