Kur ato janë të paanshme dhe të pavarura, gjykatat meritojnë besimin dhe konfidencën e publikut ndërsa peshojnë nevojat për një rend shoqëror dhe një liri individuale në "administrimin e zakonshëm të së drejtës penale dhe civile" (Federalisti 17).
Drejtësia kërkon nga gjykatat, të cilat në veprimtarinë e tyre të përditshme reflektojnë trashëgiminë e Deklaratës se Pavarësisë, Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, respektin e publikut, një zbatim vullnetar të ligjit dhe vendimeve gjyqësore në çështjet gjyqësore individuale. Gjykatat janë të ndara nga ekzekutivi dhe legjislativi.
Por, në fund të fundit, baza kushtetuese dhe ligjore e autoritetit të tyre u dikton ndërvarësi dhe pavarësi, jo autonomi. Menaxherët e gjykatave/kancelarët që janë të aftë kuptojnë bazat historike të pavarësisë së gjyqësorit, autoritetit të gjyqësorit, konceptet e juridiksionit dhe të vendit të zhvillimit të gjyqit si dhe të fuqisë së brendshme të gjykatave.
Gjykatat në mënyrë të vetëndërgjegjshme mbrojnë proceset e tyre të vendimmarrjes dhe ruajnë dallueshëm kufijtë e vet administrativë dhe politikë, qoftë duke ushtruar menaxhimin dhe aktivizmin e frenuar, qoftë nëpërmjet marrëdhënieve kundërshtuese me pushtetet e tjera.
Për shkak se standardet e efektivitetit të gjykatës artikulojnë bindshëm dhe hollësishëm se çfarë duhet të përmbushin gjykatat me burimet që gjenden në to, drejtues të aftë gjykatash e dinë se për çfarë bëjnë fjalë këto standarde dhe i marrin seriozisht ato.