Thelbi i administrimit gjyqësor të përditshëm konsiston në premtimin për një drejtësi të barabartë përpara ligjit dhe në garancitë kushtetuese të mbrojtjes së barabartë dhe një procesi ligjor të rregullt. Gjykatat i mbrojnë të gjithë njërezit në mënyrë të barabartë, pa paragjykime apo diskriminim të ndonjë lloji. Kjo është mbrojtja e barabartë.
Administrimi gjyqësor i vërtetë kërkon mbrojtjen e të drejtave private përmes administrimit të rregullt, që është në përputhje me format, proceset dhe rregullat e parashikuara. Ky është procesi i rregullt. Elementet e procesit të rregullt në të drejtën penale dhe civile përfshijnë njoftimin, zbulimin, të drejtën e lirisë me kusht, këshillimin, proces të rregullt dhe ligjor, ballafaqimin, pyetjen e dëshmitarit, të drejtën për të thirrur dëshmitarë, privilegjin kundër vetinkriminimit dhe, midis të tjerave, vendimin publik dhe ta dhënë në kohën e duhur.
Kompetencat e menaxhimit të gjykatës kërkojnë një kuptim të mirinformuar mbi mbrojtjen e barabartë dhe procesin e rregullt dhe historinë e evolucionit të tyre nga të drejtat që iu dhanë së pari nga mbreti anglez zotërve të principatave, te të drejtat që tani u garantohen të gjithë amerikanëve. Sundimi i ligjit, mbrojtja e barabartë dhe një proces i rregullt kanë implikime praktike të thella. Këto implikime diktojnë se qëllimi i administrimit gjyqësor nuk është as autonomia dhe as pavarësia gjyqësore, por liria, rendi shoqeror, sundimi i ligjit, mbrojtja e barabartë dhe procesi i rregullt.