Programi i Transparencës

Hyrje


Rreth autoritetit

Kuadri ligjor rregullator

Tekstet e plota

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë Procedurat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Kuadri ligjor rregullator

Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat

Shërbimet që ofrohen nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Procedurat Mendime Procesi Hartimi

Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

 

PROGRAMI I TRANSPARENCËS

PËR

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.gjykatatirana.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menu-të ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranëushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe përkatësisht: Ligj Nr. 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë; Ligji Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Rregulloren “Për Marrëdhënien e Gjykatës me Publikun” miratuar me Urdhrin Nr. 6777/5 datë 30.09.2010.
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
  6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: 

-          i plotë;

-          i saktë;

-          i përditësuar;

-          i thjeshtë në konsultim;

-          i kuptueshëm;

-          lehtësisht i aksesueshëm;

-          i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

 

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendos në dispozicion të publikuara në faqen e tij të internetit www.gjykatatirana.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

 

Strukturën organizative të autoritetit publik;

Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;

Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;

Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;

Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të Ligji “Për Prokurimin Publik” ,Nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me Ligjin Nr. 9800, datë 10.09.2007, Ligjin Nr. 9855, datë 26.12.2007, Ligjin Nr. 10170, datë 22.10.2009, Ligjin Nr. 10 309, date 22.07.2010, Ligjin Nr. 22/2012, Ligjin Nr. 131/2012, Ligjin Nr. 182/2014 dhe Ligjin Nr. 47/2017; Ligj Nr. 125/2013 Ndryshuar Me Ligjin Nr. 88/2014 Dhe Ligjin Nr. 77/2015 “Për Koncesionet Dhe Partneritetin Publik Privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

 

   V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit [www.gjykatatirana.gov.al] dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

 

   VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

        Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga gjykatat e apelit dhe gjykatat  e shkallës së parë, të cilat krijohen me ligj.

Pushteti gjyqësor ushtrohet në emër të republikës, në përputhje me Kushtetutën, dhe me legjislacionin tjetër në fuqi.

Gjyqtarët, gjatë ushtrimit të funksionit dhe vendimmarrjes, janë të pavarur dhe të
paanshëm.

Në ushtrimin e pushtetit gjyqësor çdo gjykatë ndihmohet nga administrata gjyqësore, e cila përfshin shërbimet e nëpunësve civilë gjyqësorë dhe shërbime të tjera mbështetëse. Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, administrata gjyqësore respekton pavarësinë e gjyqtarëve, duke shmangur çdo ndërhyrje në veprimtarinë e sistemit gjyqësor.

Çdo ndërhyrje në veprimtarinë e sistemit gjyqësor sjell përgjegjësi sipas ligjit.

 

Gjykatës e Shkallës së Pare e Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë, për shkak të pamundësisë objektive për të kryer veprimtarinë  në të njëjtën ndërtesë, ushtron veprimtarinë e saj e ndarë në dy dhoma:

 

  • Dhoma Civile, e cila ndodhet në Blv.”Gjergj Fishta”, ku ndodhen edhe zyrat kryesore të administratës gjyqësore civile dhe
  • Dhoma Penale, e cila ndodhet në Rr.Jordan Misja” pranë Burgut 313, me qëllim transportimin e të paraburgosurve në sallat e gjykimit penal në mënyrë të shpejtë, të sigurt  dhe efiçente.

 

Dhoma Civile -  shqyrton të gjitha llojet e çështjeve civile, familjare, tregtare që parashikohen përkatësisht në Kodin e Procedurës Civile, në Kodin e Familjes, Kodin e Punës, në Ligjin “Për Tregtarët dhe Shoqëritë tregtare”, Ligjin “Për Falimentin”, Ligjin “Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”, si dhe në ligje të tjera të veçanta, ku përfshihen shprehimisht  çështje që hyjnë ne kompetencën e shqyrtimit të kësaj gjykate.

 

Aktualisht, dhoma civile e Gjykatës e Shkallës së Pare e Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë ka këtë përbërje:

 

Tabela 1

 

 

DHOMA CIVILE (40)

 

 

Seksioni Civil

 

 

20 Gjyqtarë

 

 

Seksioni Tregtar

 

 

7 Gjyqtarë

 

 

Seksioni Familjar

 

 

8 Gjyqtarë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dhoma Penale e Gjykatës së Shkallës së Pare e Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë -  funksionon që nga viti 2008 në një ndërtesë tjetër dhe që nga ai vit dosjet penale ndodhen atje të shpërndara në 4 ambiente. Kjo dhomë e ushtron aktivitetin në një godinë 4-katërshe të ndodhur pranë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (ish Gjykata për Krimet e Rënda) në të cilat aktualisht janë 24 gjyqtarë. Në këtë gjykatë ndodhen 21 zyra gjyqtarësh plus 3 ambiente të përshtatura si zyra gjyqtarësh dhe 7 salla gjykimi (të cilat janë të pamjaftueshme referuar edhe rekomandimeve të dhëna nga USAID), për zhvillimin e seancave gjyqësore me sistem audio dhe një sallë për të miturit e financuar nga USAID.

Dhoma Penale shqyrton të gjitha çështjet penale që përcaktohen shprehimisht në Kodin e Procedurës Penale dhe aktualisht ka këtë përbërje:

 

Tabela 2

 

 

DHOMA PENALE (22)

 

 

Seksioni Penal

 

 

24 Gjyqtarë

 

 

Seksioni për të Mitur

 

 

12 Gjyqtarë (Pjesë e Trupës Gjyqësore)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pranë Gjykatës së Shkallës së Pare e Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë, në Dhomën Penale funksionon Seksioni për të Mitur, i cili përbëhet nga gjyqtarë të specializuar në këtë fushë, që gjykojnë njëkohësisht edhe çështje për të rritur.

 

Gjykata ka të miratuar në strukturën e saj një staf prej 250 punonjësish, të përbërë konkretisht nga:

 

  • 1      Kryetar
  • 75    Gjyqtarë
  • 1      Kancelar
  • 2      Kryesekretarë
  • 110  Sekretare Gjyqësore
  • 1      Kryetare për Degën e Buxhetit
  • 1      Punonjëse Personeli dhe Marrëdhënieve me Publikun
  • 1      Specialist i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median
  • 4      Ekonomistë
  • 7      Arkivist
  • 3      Specialist IT
  • 22    Nëpunës Gjyqësor
  • 2      Magazinier
  • 2      Mirëmbajtës
  • 3      Shofer
  • 7      Sanitar
  • 8      Punonjës Sigurie

Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e Gjykatës së Shkallës së Pare e Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë

 

Personat e interesuar i drejtohen gjykatës me anë të kërkesave, kërkesëpadive, ankesave të cilat depozitohen dhe trajtohen nga zyra përkatëse sipas objektit. Kërkesat dhe kërkesëpaditë pas paraqitjes së tyre, regjistrohen ditën e nesërme të punës dhe maksimumi brenda 2 ditëve nga paraqitja në gjykatë i nënshtrohen procedurës së shortit (Vendim Nr. 238/1/a Datë 24.12.2008 i KLD-së). Ditën e nesërme të hedhjes së shortit, këto çështje u dorëzohen gjyqtarëve për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkak të ngarkesës, shortimi i çështjeve kryhet pothuajse çdo ditë.


Në Dhomën Penale regjistrohen të gjitha kërkesat që vijnë nga prokuroria, nga të pandehurit, të dëmtuarit akuzues, personat në cilësinë e viktimës. Ndryshimet e reja në kodet e procedurave penale dhe civile kanë synuar rritjen e transparencës së pushtetit gjyqësor, duke fuqizuar rolin e gjykatës, duke sjellë si pasojë shtimin e procedurave formale përpara gjykatës, përmendim këtu ndryshimet në kodin e procedurës civile ku komunikimi i gjykatës me palët është vetëm më shkrim dhe zgjat në kohë, sikurse edhe ndryshimet në kodin e procedurës penale, ku për herë të parë i dëmtuari nga vepra penale, “viktima”, në seancën paraprake ka rol aktiv, ndërsa duhet të marrë njoftim për seancën e parë gjyqësore.


Ende për Gjykatës e Shkallës së Pare e Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë, pavarësisht se është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara, vazhdon mbetet një problem i rëndësishëm mungesa e adresave të sakta për palët dhe për njoftimin e tyre si dhe të selive të avokatëve, njoftimi i tyre në adresat elektronike të njohura rregullisht, mungesa e përgjegjshmërisë të një pjese prej tyre për të ndihmuar mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, për të mos u bërë pengesë në njoftimin e palëve, për zvarritjen e gjykimit dhe njoftimin e vendimeve.

 

Më poshtë do të mund të gjeni formularët tip për aplikim në Gjykatë për shërbimet e ofruara që kërkojnë nga 1 deri në 10 ditë punë: