Dita Kombëtare e Drejtësisë
Sot në datën 10 Maj 2023, në ambientet Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm Tiranë me rastin e "110-vjetorit të Ditës së Drejtësisë", u zhvillua një takim i hapur
me publikun, nxënës të shkollave të mesme dhe nëntëvjeçare të qytetit të Tiranës, studentë të
Fakultetit të Drejtësisë, aktorë dhe përdorues të sistemit gjyqësor.
Në një bashkëbisedim mjaft interaktiv u evidentua hapur dhe qartazi nevoja që kanë të rinjtë e moshave dhe interesave të ndryshme për t'u informuar rreth çështjeve dhe funksionimit në kohë të gjykatave dhe sistemit gjyqësor, duke njohur nga afër jo vetëm ambientet, gjyqtarët, por edhe proçedurat gjyqësore, sjelljen rreth tvre, si dhe veprimtarinë e përditshme me githë veshtirësitë dhe sfidat e vijueshme me të cilat përballet gjykata në punën dhe të gjithë aktivitetin e saj të përditshëm, kundrejt shërbimit publik, me qëlim dhënien e drejtësisë.
Interesimi dhe angazhimi i të rinjve në këtë proses kaq dinamik, ishte dukuria që spikati më shumë në këtë takim, një bashkëbisedim ky i pa konturuar, pa protokolle, mes një komunikimi tepër spontan e të lirshëm në praninë e një trupe gjyqtarësh, prokurorë dhe avokatë. Me rëndësi, të veçantë në këtë aktivitet u evidentua edhe kontributi dhe asistenca e domosdoshme e shumë efektive e gjithë administratës gjyqësore.