Federalisti 51 shpall se: "një strukturë e brendshme e qeverisë, e hartuar mirë, është thelbësore për ruajtjen e lirisë". Ndërvarësi e menduar mirë dhe pushtete të mbivendosura do të thotë një marrëdhënie e vazhdueshme,që, e thënë me pak fjalë, konflikt. Marrëdhëniet e gjyqësorit kanë një shije të veçantë në një drejtpeshim që lypset ndërmjet ndërvarësisë dhe përzemërsisë ndaj të tjerëve, ndërmjet pavarësise dhe kufijve të përcaktuar mirë dhe ndërmjet drejtimit të gjyqësorit, gjyqtarëve të veçantë dhe sistemit të drejtësisë.

Gjykatat, për burime, varen nga pushtetet e ekzekutivit dhe të legjislativit. Ato nuk mund fillojnë procese dhe të zgjidhin, madje edhe mosmarrëveshje të thjeshta, pa bashkëpunimin e të tjerëve që kanë përgjegjësi në konflikt. Gjykatat mbikëqyrin një proces me palë kundërshtare për të dalë tek e vërteta dhe drejtësia. Drejtuesit e gjykatës qëndrojnë mbi konfliktet, ndërsa u duhet të menaxhojnë aktivisht çështjet gjyqësore, të punojnë për të përmirësuar sistemin e drejtësise dhe efektivitetin e gjykatës dhe të ndërtojnë besimin dhe konfidencën e publikut. Komunikimi dhe ndërhyrja e gjyqësorit janë subjekte të përgjegjshmërise qeverisëse dhe publike, por gjyqësori nuk duhet të jete kurrë i nënshtruar. Zëri i tij duhet të jetë i fortë dhe i qëndrueshëm, por, gjithashtu, modest dhe i matur. Gjyqësori duhet t'u prijë rrugën sistemeve të së drejtës penale, civile dhe familjare.

Gjykatat e përparuara kanë drejtues që, jo vetëm i dinë se cilat janë qëllimet e qëndrueshme dhe përgjegjësitë e vazhdueshme, por edhe i vënë ato në zbatim. Duke vepruar sipas vlerave të qëndrueshme, janë marrë parasysh rreziqe në interes të drejtësisë dhe të gjykatave si institucione. Drejtuesit efektivë ndihen mirë edhe me paqartësinë e gjërave përreth tyre edhe me përgjegjësinë e tyre të konfirmuar për të drejtuar. Kur mungon drejtimi, gjykatat nuk mund të ndërtojnë dhe të mirëmbajnë marrëdhënie të përcaktuara qartë. Në të njëjten mënyrë, drejtimi e çon gjykatën në ndërtimin dhe në mbrojtjen e autoritetit gjyqësor. Autoriteti kërkon kuptim dhe komunikim efikas të qëllimit të duhur që fshihet pas të drejtave të veçanta gjyqësore, pagës dhe pozitës, proceseve ligjore dhe administrative, programeve, zyrave dhe veprimtarive.

Duke u nisur nga fjalët e Hamiltonit, "gjyqësori nuk ka as FORCË, as VULLNET, por thjesht GJYKIM" (Federalisti 78), administrimi i gjyqësorit është një thirrje e lartë. Drejtuesit e gjykatës, me pasionin e tyre për drejtësinë dhe për gjykatat si institucione, motivojnë të tjerët dhe u japin krenari rutinës dhe përgjegjësive të përditshme. Ata kërkojnë integritet dhe zbatimin e Kodit të etikës. Ata e dinë se integriteti i gjykatës duhet të jetë i panjollosur.