NENI 47

Në rast shkrirjeje të një gjykate, në aktin përkatës të organit kompetent duhet të parashikohen edhe mundësitë e sistemimit të gjyqtarëve në vende të tjera të sistemit të drejtësisë.

NENI 48

Të gjithë gjyqtarët e shkallës së parë, që kanë punuar si gjyqtarë për më pak se 10 vjet, do t'i nënshtrohen një provimi kualifikimi profesional, teorik dhe praktik, me shkrim e me gojë. Provimi do të organizohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në bashkëpunim me shkollën e Magjistraturës dhe Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Ai do të mbahet jo më vonë se 1 qershori i vitit 1999. Pavarësisht nga përcaktimi i nenit 27 të këtij ligji, gjyqtarët që nuk e kalojnë provimin, shkarkohen nga detyra me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ata gëzojnë të drejtën e ankimit të parashikuar në nenin 46 të këtij ligji. Njoftimi për provimin dhe tematika që trajtohet do të botohen në dy gazetat që kanë qarkullimin më të madh dhe do të afishohen në gjykata të paktën 6 muaj para çdo provimi. Këto modalitete respektohen edhe për nenin 20. Ky provim mund të organizohet së bashku me çdo provim të parashikuar në nenin 20 të këtij ligji.

NENI 49

Ligji nr.8265, datë 18.12.1997 "Për Organizimin e Drejtësisë në Republikën e Shqipërisë" shfuqizohet.

NENI 50

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.2292, datë 7.1.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidan