PROGRAMI I TRANSPARENCËS

PËR

GJYKATA E SHKALLËS SË PARË E JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë . Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.gjykatatirana.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menu-të ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe përkatësisht: Ligj Nr. 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë; Ligji Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Rregulloren “Për Marrëdhënien e Gjykatës me Publikun” miratuar me Urdhrin Nr. 6777/5 datë 30.09.2010.
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
  6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: 

-          i plotë;

-          i saktë;

-          i përditësuar;

-          i thjeshtë në konsultim;

-          i kuptueshëm;

-          lehtësisht i aksesueshëm;

-          i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

 

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuara, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vendos në dispozicion të publikuara në faqen e tij të internetit www.gjykatatirana.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

 

Strukturën organizative të autoritetit publik;

Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;

Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;

Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;

Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të Ligji “Për Prokurimin Publik” ,Nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me Ligjin Nr. 9800, datë 10.09.2007, Ligjin Nr. 9855, datë 26.12.2007, Ligjin Nr. 10170, datë 22.10.2009, Ligjin Nr. 10 309, date 22.07.2010, Ligjin Nr. 22/2012, Ligjin Nr. 131/2012, Ligjin Nr. 182/2014 dhe Ligjin Nr. 47/2017; Ligj Nr. 125/2013 Ndryshuar Me Ligjin Nr. 88/2014 Dhe Ligjin Nr. 77/2015 “Për Koncesionet Dhe Partneritetin Publik Privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TE JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë Baza ligjore

Dokumenti/

Përmbajtja

Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura përgjegjëse
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. Neni 7/1/a/d

Skemë

Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtuesve/gjyqtarëve, arsimit, kualifikimet e drejtuesve

Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare,

Menjëherë pas miratimit të aktit nga titullari.

Në faqen zyrtare në

Menu-në: Gjykata e Tiranës - “Organizimi dhe Struktura”

Programi i Transparencës - Organigrama

Administrata e Gjykatës

Drejtuesi i Gjykatës, Këshilli i Gjykatës

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nën ligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

Neni 7/1/b

Ligje/

Akte nënligjore

Rregullore

Pas hyrjes në fuqi

Në faqen zyrtare në menu-në:

“Indeksi/sistemi gjyqësor”

Programi i Transparencës

-          Legjislacioni

Administrata e Gjykatës

Sektori i Shërbimeve

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,

adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat

e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

v  Format kërkese

v  Kthim përgjigje

v  Refuzim i kërkesës

v  Zgjatje e afatit të përgjigjes

 

Adresë postare:

Blv. “Gjergj Fishta”  Kodi Postar 1001, Tiranë

 

Adresë  web: www.gjykatatiana.gov.al

Pas miratimit të Programit të transparencës.

Menjëherë, në rast ndryshimesh

Në faqen zyrtare në menu-në:

Programi i Transparencës

Administrata e Gjykatës

Sektori i Shërbimeve

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,

orarin e punës,

emrin dhe kontaktet

e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni7/1/ç

Adresë postare: Blv. “Gjergj Fishta”  Kodi Postar 1001, Tiranë

Adresë e-mail:
www.gjykatatirana.gov.al

 

Orari: nga dita e Hëne - e  Premte, në orarin 08:00 -16:00

Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit

Në faqen e zyrtare në menu-në: Programi i Transparencës -

rubrika

“Koordinatori”

Drejtuesi i Gjykatës,

Këshilli i Gjykatës

Përshkrim

i procedurave të zgjedhjes,

kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/d

Ligji Nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;

Ligji Nr. 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë; Ligji Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

Vendime të KLGJ-së

Vendime të Gjykatës Kushtetuese

Akte ligjore/nënligjore

Pas hyrjes në fuqi

Në faqen zyrtare “Sistemi gjyqësor”

 

Programi i Transparencës

Legjislacioni

Stafi Drejtues i Gjykatës

 

Mekanizmat monitorues;

raporte  auditi;

dokumentet me tregues performance

Neni 7/1/dh Analiza Vjetore e Punës Përditësohet periodikisht Në menu-në “Analiza Vjetore e Punës” Stafi Drejtues i Gjykatës
Buxheti Neni 7/1/e

Ligji Nr. 10 296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”(i ndryshuar);

 

Udhëzimi  Nr. 30 datë 27.12.2011 (Për menaxhimin e Aktiveve në Njësitë e Sektorit publik"

 

Ligji Nr.  25/2018  “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

 

Udhëzimi i Ministrisë së Financave Nr. 8 datë 09.03.2018 “Për Procedurat  e përgatitjes, paraqitjes dhe raportimit  të Pasqyrave Financiare vjetore në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme”

Udhëzimi Nr. 39 datë 24.12.2018  “Për procedurat e mbylljes së llogarive vjetore të buxhetit për vitin 2018”.

Pas hyrjes në fuqi Në menu-në: Gjykata e Tiranës – Buxheti dhe Prokurimet - Financa Zyra e Degës së Buxhetit
Informacion për procedurat e prokurimit. Neni 7/1/ë Regjistri Menjëherë pas dërgimit në  Agjencinë së Prokurimit Publik .

Në menu-në: Gjykata e Tiranës – Buxheti dhe Prokurimet - Prokurime

 

Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik: www.app.gov.al

Stafi Drejtues i Gjykatës

Zyra e Degës së Buxhetit

Nëpunësi përgjegjës

Shërbimet e autoritetit për publikun. Neni  7/1/f

Vërtetime, Ankime, Rekurse,

Kopje aktesh/dokumentesh

Kërkesë padi,Vendime etj.

Përditësohet

Në faqen zyrtare në menu-në: Këndi Informativ si dhe Gjykata e Tiranës:

Formularët Elektronikë për Aplikimin në Gjykatë

Punonjësja e Personelit dhe Marrëdhënieve me Publikun

Punonjësi i Informatikës (IT)

 

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj. Neni 7/1/gj Në përputhje me kërkesat ligjore Përditësohet Në faqen zyrtare në menu-në: Gjykata e Tiranës

 

Drejtuesi i Gjykatës

Këshilli i Gjykatës

Mbajtja e dokumentacionit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë Neni 7/1/h Ruajtja e dokumentacionit në sistemin arkivor te institucionit bëhet në përputhje me kuadrin ligjor për arkivat në Republikën e Shqipërisë. Përditësohet Në faqen zyrtare në menu-në: Këndi Informativ

Arkivi

Protokolli

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8

të këtij Ligjit Nr. 119/2014.

Neni 7/1/i Tabelë Pas miratimit të programit të transparencës. Në faqen zyrtare në menu-në: Programi i Transparencës
Me kufizime të identitetit të kërkuesit
Koordinatori për të Drejtën e Informimit
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh. Neni 7/1/k Datat e gjykimeve; Vendime gjyqësore; Vërtetime civile dhe penale, Statistika etj. Përditësohen

Në faqen zyrtare në menu-në: Këndi Informativ

si dhe Gjykata e Tiranës:

Formularët Elektronikë për Aplikimin në Gjykatë

Administrata e Gjykatës
Informacione të tjera  të dobishme Neni 7/1/l

Njoftime me afishim publik

Njoftime

Përditësohen periodikisht Në faqen zyrtare në menu-në: Këndi Informativ: Gjykata e Tiranës si dhe Programi i Transparencës

Administrata e Gjykatës

Koordinatori për të Drejtën e Informimit


 

 

   V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit [www.gjykatatirana.gov.al] dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

 

   VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.