Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga gjykatat e apelit dhe gjykatat  e shkallës së parë, të cilat krijohen me ligj.

Pushteti gjyqësor ushtrohet në emër të republikës, në përputhje me Kushtetutën, dhe me legjislacionin tjetër në fuqi.

Gjyqtarët, gjatë ushtrimit të funksionit dhe vendimmarrjes, janë të pavarur dhe të
paanshëm.

Në ushtrimin e pushtetit gjyqësor çdo gjykatë ndihmohet nga administrata gjyqësore, e cila përfshin shërbimet e nëpunësve civilë gjyqësorë dhe shërbime të tjera mbështetëse. Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, administrata gjyqësore respekton pavarësinë e gjyqtarëve, duke shmangur çdo ndërhyrje në veprimtarinë e sistemit gjyqësor.

Çdo ndërhyrje në veprimtarinë e sistemit gjyqësor sjell përgjegjësi sipas ligjit.

 

Gjykatës e Shkallës së Pare e Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë, për shkak të pamundësisë objektive për të kryer veprimtarinë  në të njëjtën ndërtesë, ushtron veprimtarinë e saj e ndarë në dy dhoma:

 

  • Dhoma Civile, e cila ndodhet në Blv.”Gjergj Fishta”, ku ndodhen edhe zyrat kryesore të administratës gjyqësore civile dhe
  • Dhoma Penale, e cila ndodhet në Rr.Jordan Misja” pranë Burgut 313, me qëllim transportimin e të paraburgosurve në sallat e gjykimit penal në mënyrë të shpejtë, të sigurt  dhe efiçente.

 

Dhoma Civile -  shqyrton të gjitha llojet e çështjeve civile, familjare, tregtare që parashikohen përkatësisht në Kodin e Procedurës Civile, në Kodin e Familjes, Kodin e Punës, në Ligjin “Për Tregtarët dhe Shoqëritë tregtare”, Ligjin “Për Falimentin”, Ligjin “Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”, si dhe në ligje të tjera të veçanta, ku përfshihen shprehimisht  çështje që hyjnë ne kompetencën e shqyrtimit të kësaj gjykate.

 

Aktualisht, dhoma civile e Gjykatës e Shkallës së Pare e Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë ka këtë përbërje:

 

Tabela 1

 

 

DHOMA CIVILE (40)

 

 

Seksioni Civil

 

 

20 Gjyqtarë

 

 

Seksioni Tregtar

 

 

7 Gjyqtarë

 

 

Seksioni Familjar

 

 

8 Gjyqtarë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dhoma Penale e Gjykatës së Shkallës së Pare e Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë -  funksionon që nga viti 2008 në një ndërtesë tjetër dhe që nga ai vit dosjet penale ndodhen atje të shpërndara në 4 ambiente. Kjo dhomë e ushtron aktivitetin në një godinë 4-katërshe të ndodhur pranë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (ish Gjykata për Krimet e Rënda) në të cilat aktualisht janë 24 gjyqtarë. Në këtë gjykatë ndodhen 21 zyra gjyqtarësh plus 3 ambiente të përshtatura si zyra gjyqtarësh dhe 7 salla gjykimi (të cilat janë të pamjaftueshme referuar edhe rekomandimeve të dhëna nga USAID), për zhvillimin e seancave gjyqësore me sistem audio dhe një sallë për të miturit e financuar nga USAID.

Dhoma Penale shqyrton të gjitha çështjet penale që përcaktohen shprehimisht në Kodin e Procedurës Penale dhe aktualisht ka këtë përbërje:

 

Tabela 2

 

 

DHOMA PENALE (22)

 

 

Seksioni Penal

 

 

24 Gjyqtarë

 

 

Seksioni për të Mitur

 

 

12 Gjyqtarë (Pjesë e Trupës Gjyqësore)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pranë Gjykatës së Shkallës së Pare e Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë, në Dhomën Penale funksionon Seksioni për të Mitur, i cili përbëhet nga gjyqtarë të specializuar në këtë fushë, që gjykojnë njëkohësisht edhe çështje për të rritur.

 

Gjykata ka të miratuar në strukturën e saj një staf prej 250 punonjësish, të përbërë konkretisht nga:

 

  • 1      Kryetar
  • 75    Gjyqtarë
  • 1      Kancelar
  • 2      Kryesekretarë
  • 110  Sekretare Gjyqësore
  • 1      Kryetare për Degën e Buxhetit
  • 1      Punonjëse Personeli dhe Marrëdhënieve me Publikun
  • 1      Specialist i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median
  • 4      Ekonomistë
  • 7      Arkivist
  • 3      Specialist IT
  • 22    Nëpunës Gjyqësor
  • 2      Magazinier
  • 2      Mirëmbajtës
  • 3      Shofer
  • 7      Sanitar
  • 8      Punonjës Sigurie