Mirësevini në faqen e Gjykatës
së Shkallës së Parë të Juridiksionit
të Përgjithshëm Tiranë



Procedura për të bërë kërkesë/ankesë për Gjykatën

Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e Gjykatës së Shkallës së Pare e Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë

 

Personat e interesuar i drejtohen gjykatës me anë të kërkesave, kërkesëpadive, ankesave të cilat depozitohen dhe trajtohen nga zyra përkatëse sipas objektit. Kërkesat dhe kërkesëpaditë pas paraqitjes së tyre, regjistrohen ditën e nesërme të punës dhe maksimumi brenda 2 ditëve nga paraqitja në gjykatë i nënshtrohen procedurës së shortit (Vendim Nr. 238/1/a Datë 24.12.2008 i KLD-së). Ditën e nesërme të hedhjes së shortit, këto çështje u dorëzohen gjyqtarëve për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkak të ngarkesës, shortimi i çështjeve kryhet pothuajse çdo ditë.


Në Dhomën Penale regjistrohen të gjitha kërkesat që vijnë nga prokuroria, nga të pandehurit, të dëmtuarit akuzues, personat në cilësinë e viktimës. Ndryshimet e reja në kodet e procedurave penale dhe civile kanë synuar rritjen e transparencës së pushtetit gjyqësor, duke fuqizuar rolin e gjykatës, duke sjellë si pasojë shtimin e procedurave formale përpara gjykatës, përmendim këtu ndryshimet në kodin e procedurës civile ku komunikimi i gjykatës me palët është vetëm më shkrim dhe zgjat në kohë, sikurse edhe ndryshimet në kodin e procedurës penale, ku për herë të parë i dëmtuari nga vepra penale, “viktima”, në seancën paraprake ka rol aktiv, ndërsa duhet të marrë njoftim për seancën e parë gjyqësore.


Ende për Gjykatës e Shkallës së Pare e Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë, pavarësisht se është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara, vazhdon mbetet një problem i rëndësishëm mungesa e adresave të sakta për palët dhe për njoftimin e tyre si dhe të selive të avokatëve, njoftimi i tyre në adresat elektronike të njohura rregullisht, mungesa e përgjegjshmërisë të një pjese prej tyre për të ndihmuar mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, për të mos u bërë pengesë në njoftimin e palëve, për zvarritjen e gjykimit dhe njoftimin e vendimeve.

 

Më poshtë do të mund të gjeni formularët tip për aplikim në Gjykatë për shërbimet e ofruara që kërkojnë nga 1 deri në 10 ditë punë:

Seksioni Civil

 

Email: infocivile@gjykatatirana.gov.al

Tel:    045620107

 

Seksioni Penal

 

Email: infopenale@gjykatatirana.gov.al

Tel:    045620109
 

 

 

Adresa:   Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

                        Bulevardi “Gjergj Fishta”

                                         Tiranë

 

Orari:  E Hënë - E Premte  08:00 - 16:00