Këshilli i Lartë Gjyqësor është i angazhuar për rikthimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor, si një ndër objektivat e tij kryesorë. Këshilli i Lartë Gjyqësor synon përmirësimin e marrëdhënieve të gjyqësorit me median dhe publikun, lehtësimin e të kuptuarit prej publikut të mjeteve dhe mënyrës së komunikimit me gjykatat, të veprimtarisë dhe shërbimeve që ofrohen nga gjykatat, të mënyrës së marrjes së vendimeve dhe kufizimet në punën e gjyqtarëve. Transparenca, ndershmëria, llogaridhënia dhe besueshmëria janë parimet udhëheqëse të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe komunikimi do të kryhet në mënyrë profesionale, në çdo kohë.  

Njoftimi rreth dy takimeve të zhvilluara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në bashkëpunim me Gjyqtarët për Mediat dhe Nëpunësit Civilë Gjyqësorë për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median në gjykata, në datat 21 Prill dhe 6 Maj, me studentët e vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Tiranës. Ju lutem që të merren masat që ky njoftim të vendoset në faqet zyrtare në internet, së bashku me linkun e KLGJ:

http://klgj.al/keshilli-i-larte-gjyqesor-ne-bashkepunim-me-gjyqtaret-per-mediat-dhe-nepunesit-civile-gjyqesore-per-marredheniet-me-publikun-dhe-median-ne-gjykata-ne-datat-21-prill-dhe-6-maj-zhvilluan-dy-takime-ne/

 

 

 

 

http://klgj.al/kontakt-media/