❯ Orare seancash sipas kategorish çështjesh të ndryshme

Ju mund t'i kërkoni oraret e seancave për një sërë kategorish të veçanta çështjesh, që ju shfaqen në lidhjet në të majtë, disa prej të cilave përmbajnë edhe nënkategori.


❯ Orare seancash sipas datave

Ju mund të shihni në çdo kohë oraret e seancave të datës në të cilën po "lundroni" në këtë faqe të gjykatës sonë, si dhe të shtatë ditëve pasuese. Po ashtu, ju mund të shihni oraret e seancave për çdo datë tjetër ose interval datash, të ardhshëm ose të kaluar.


❯ Orare seancash sipas gjyqtarësh, lloje çështjesh, palësh etj.

Ju mund ta kufizoni kërkimin e orarit të çështjeve në ato të cilitdo gjyqtar të veçantë; në të çështjeve të një lloji të caktuar; në intervale të çfarëdoshme datash që i përcaktoni ju, vetë; për persona të caktuar, qofshin ata paditës, të paditur, të pandehur etj., persona fizikë ose juridikë; deri edhe tek kërkimi i orarit të seancës së një çështjeje të vetme, nëse dini numrin e regjistrit të saj. Këtë mund ta arrini me anë të dispozitivit të kërkimit, në fund të listës së orareve të seancave.



Urojmë që ky organizim i kërkimit të orareve të seancave të jetë sa më i dobishëm dhe lehtësues për ju në përpjekjet tuaja për të gjetur informacionin që ju nevojitet.