Mirësevini në faqen e Gjykatës
së Shkallës së Parë të Juridiksionit
të Përgjithshëm Tiranë



Takim pune organizuar nga Zyra për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median

Datë: 04.07.2023

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, u zhvillua takimi i organizuar nga Zyra për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median, me qëllim evidentimin i ecurisë së deritanishme për promovimin, informimin dhe rritjen e transparencës së sistemit gjyqësor, si dhe gjetja e bashkëpunimit të mekanizmave të brëndshëm për të pasuruar me sa më shumë informacion, në mënyrë të vazhdueshme, të përditshme, faqen zyrtare on line (web site) të Gjykatës. U evidentuan problematikat dhe gjetja e rrugëve për përmirësim, për ta bërë këtë institucion të jetë sa më i hapur dhe sa më pranë publikut dhe përdoruesve të faqes së Gjykatës. Në përfundim të takimit u përcaktuan objektivat dhe detyrat, për realizimin e informimit të publikut dhe dhënies së aksesit në gjykatë, në mënyrë sa më të thjeshtë, të drejtëpërdrejtë dhe në kohë sa më të shkurtër.