Mirësevini në faqen e Gjykatës
së Shkallës së Parë të Juridiksionit
të Përgjithshëm Tiranë



Keshilli i Gjykatës

Datë: 17.06.2019

R E P U B L I K A E S H Q I P E R I S E
GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR TIRANE
Nr. Prot. Tirane me date 17.06.2018


PROCESVERBAL


I mbajtur sot ne date 17.06.2019, nga sekretare gjyqesore Lorena Bellovoda, ne zyren e Kryetarit
te Gjykates (dhoma civile), ne prani te anetareve te Keshillit te Gjykates: Zv/Kryetarit Z.Petrit
Qomo, Kancelarit Z.Donald Xhelili, gjyqtar Z.Altin Shkurti
Zv/Krvetari: Deklarojme te hapur mblidhjen e Keshillit te Gjykates, pas
vendimit te KPK per shkarkimin nga detyra te Kryetares
Zj.Enkeledi Hajro, ne zbatim te neneve 27, 28 te Ligjit 98/2016
“Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e
Shqiperise”, ftohet te marre pjese gjyqtar Altin Shkurti. Cfare
ceshtje mendoni te diskutojme dhe cfare mund te kete mbetur
pezull.
Kancelari: Ka mbetur pezull projekti per ndarjen ne Seksione te
Gjyqtareve. Pasi jane mbledhur kerkesat e tyre per te pare nese
ka apo jo kerkese per ndryshim seksioni.
Zv/Krvetari: Legjislacioni nuk parashikon nderrimin e seksioneve. Ne fakt
une mendoj qe duke patur parasysh edhe profilin e secilit,
gjyqtaret te qendrojne ne seksionet qe jane, kjo duke patur
parasysh qe kemi edhe rastet e delegimeve. Megjithate, psh nje
sugjerim mund te ishte bashkimi i seksionit tregtar me ate civil.
Kancelari: Nuk eshte e thene te ndryshohen por ligji thote cdo dy vjet ,
madje mund te ngrejme edhe seksione nese eshte e nevojshme.
Altin Shkurti: Edhe luksin per te lene disa gjyqtare vetem me Urdhera nuk e
kemi. Une jam per ndryshime te vogla.
Zv/Krvetari: Duhet pare edhe ngarkesa e secilit seksion.
Altin Shkurti: Mund te ngarkohet me shume seksionin civil e tregtar me
urdhera ekzekutimi.
Kancelari: Edhe tek Dhoma penale, eshte e rendesishme qe trupi gjykues te
kete bashkepunim me njeri-tjetrin.


R E P U B L I K A E S H Q I P E R I S E
GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR TIRANE


Zv/Krvetari: Ligji thote te pakten cdo dy vjet. Kancelar, duhet pare ngarkesa
e cdo seksioni; mund te caktoni dike tek sekretaria te shohin
ngarkesen e cdo seksioni.
Kancelari: Lidhur me rivendosjet ne afat, kemi problemin e rasteve kur
dosja e rekursit ka tre vjet qe ndodhet ne Gjykate te Larte,
nderkohe ankimi eshte depozituar, mund te kete tre vjet ketu.
Zv/Krvetari: Si mund ta zgjidhim?
Kancelari: T’i drejtohemi me shkrese Gjykates se Larte, te dergojne nje
kopje te dosjes , te behet nje rakordim.
Zv/Krvetari: Nese nuk kemi cfare te diskutojme tjeter, po e deklaroj te
mbyllur mbledhjen, ju falenderoj per pjesmarrjen.